Arditi dhe Juliana takojnë prindërit e Arditit; Babai: “Jam shumë krenar për Arditin”

Arbana lidhet me shtëpinë dhe flet me Arditin. Ai tregon se i vogël ka pasur pasion futbollin dhe muzikën, madje i ka rënë violinën kur ka qenë i vogël. Arditi rrëfen se babai i tij ka dashur të bëhet futbollist, kurse mamaja e tij të bëhet muzikant. Arbana fton Arditin në dhomën e surprizave. Aty janë prindërit e tij që e presin, por është trau që i ndan, duke simbolizuar pikën kufitare që ndan Shqipërinë me Greqinë. Arditi merr në dorë violinën që gjen aty dhe fillon t’i bjerë. Pasi kalon provën, Arditi mund të takojë prindërit e tij. Ai kalon traun dhe përqafon fillimisht nënën e tij dhe më pas babanë. Arditi futet në mes prindërve. Mes lotëve dhe i prekur, Arditi u kërkon falje për çdo shqetësim që u ka shkaktuar dhe i do shumë. Babai i Arditi shprehet i lumtur për takimin me djalin e tij, pas tetë muajsh. Ai rrëfen se Arditit i është dashur të punojë që i vogël. “Arditin e kam xhan dhe jam shumë krenar për të”, thotë babai i saj. Arbana pyet mamanë e Arditit për Julianën. “Xhuli është e bukura e botës, por Arditi është më i miri”, shprehet mamaja e saj. Arbana fton Julianën të takojë prindërit e Arditit. Juliana shkon tek dhoma e surprizave. Ajo takon prindërit e Arditit, duke shkëmbyer biseda të ndryshme mes tyre. Koha e takimin ka mbaruar. Juliana takon prindërit e Arditit. “Mos u merakosni se djalin e keni shumë të fortë”, u thotë Juliana. Arditi takon prindërit e tij dhe u thotë se i do shumë. Juliana dhe Arditi dalin të kapur për dore, teksa banorët e tjerë i takojnë dhe i urojnë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment