Zgjohen, të preokupuar për provën që realizohet me sukses nga Katerina

Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, në momentin që në shtëpinë e Big Brother dëgjohet sinjali i provës së plehrave ekologjikë. Edhe pasi e dëgjojnë sinjalin, banorët vazhdojnë të flenë të qetë, veç Mikelës. Ajo ngrihet nga krevati dhe shkon në dhomën tjetër të gjumit për të zgjuar Enkelejdin. Ai që zgjohet është Valeri, i cili e njofton se sot është radha e Arditit dhe jo e Enkelejdit. Ndërsa Mikela mendon se ata të dy e kanë radhën e plehrave. Enkelejdi, i cili dëgjon bisedën e tyre, thotë se është zgjuar dhe e ka dëgjuar sinjalin nga Vëllai i Madh. Banorët duket se nuk e kanë ndarë mirë radhën për kryerjen e provës. Pas pak minutash nga dhoma në katin e dytë zbret edhe Katerina për kryerjen e provës. Enkelejdi sapo e shikon, i kërkon që ajo të shkojë të flejë sërish, pasi me provën do të merret ai, por Katerina nuk pranon. Ajo shkon në kuzhinë për të ndërruar qeset e plehrave dhe më pas në banjë, magazinë, dhomën e ndenjes dhe oborr, dhe të gjitha i seleksionon sipas kategorive në koshat e mëdhenj. Pasi përfundon kryerjen e provës, Katerina shkon drejt dhomës së gjumit për të fjetur sërish, ndërsa shikon Enkelejdin, i cili zgjohet dhe thotë se do të fillojë të gatuajë për të gjithë banorët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment