Visari puth Lorin,- Arditi “donte të tregonte se je e tij”

Banorët ndodhen në dhomën e ndenjies dhe një pjesë e tyre fillojnë të flasin për modën. Matilda dhe Valeri vlerësojnë si modele shumë të mirë Esterinën, ish-banoren e BB7. Lori i dëgjon dhe fillon që t’i komentojnë bashkë me Arditin. Lori është modele dhe nuk i vjen mirë që banorët vlerësojnë Esterinën dhe jo atë dhe për këtë arsye fillon të bëjë thashetheme kundër tyre. Ajo thotë se valeri bën sikur është profesionist, ndërsa për Matildën ajo thotë “bën si fëmijë, ta shpif”. Arditi thotë se Matilda nuk i flet fare dhe shprehet se i duket sikur ajo ka frikë nga ai. Teksa Lori dhe Arditi bëjnë thashetheme duke u munduar që të flasin me zë sa më të ulët që të mos i dëgjojnë banorët e tjerë, Visari shkon pranë tyre dhe fillon që të puthë Lorin. Visari puth e përqafon për pak çaste Lorin duke i thënë “o yll”, ndërsa Arditi qesh. Më pas Visari largohet duke i ftuar të dy për të pirë cigare. Lori dhe Arditi vazhdojnë të bëjnë thashetheme, ndërsa Visari shkon në oborr. Sapo largohet Visari, Arditi i thotë Lorit duke qeshur ‘po ky donte të më thoshte se je e tij?!”. Lori i përgjigjet “e tija?!, jo” dhe më pas i shpjegon Arditit se këtë gjë Visari e ka bërë edhe kur ajo ka qenë pranë banorëve të tjerë. Arditi qesh dhe i thotë se iu duk se Visari e puthi, për inat të tij, ndërsa Lori i thotë se kjo nuk është e vërtetë dhe shprehjet “pastaj, unë nuk jam e tij”. Për t’u justifikuar Lori i thotë Arditit se të njëjtin veprim me të e ka bërë më parë edhe Enkelejdi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment