Visari-Lorit: ‘Gjërat kanë ndryshuar’

Banorëve në shtëpi u është vendosur muzikë, por ata dukën disi të tërhequr. Jona dhe Matilda, ulur në divan flasin me kode, që të mos kuptojnë të tjerët. Ndërkohë që Lori kërkon pastën e dhëmbëve, duke akuzuar menjëherë Valerin, që ia ka fshehur. Valeri e mohon, duke u betuar se nuk është ai që e ka bërë. Ai nis të kërkojë nëpër dollapë. Lori del në oborr, duke tentuar të flasë dhe të sqarohet me Visarin, për arsye se ai i kishte thënë, se ‘gjërat kanë ndryshuar’. Ajo kërkonte të kuptonte kontekstin, por Visari po e shmangte. Ajo shprehet se situata e dy ditëve të fundit, nuk i ka pëlqyer, madje e ka mërzitur shumë, duke i kujtuar dhe debatin që patën një ditë më parë. Të dy mundohen të sqarohen në lidhje me të, duke u përpjekur të justifikojnë veprimet dhe fjalët. Në tavolinë bashkohen Nevila dhe Juliana, duke i detyruar ta ndërpreresn bisedën mes tyre. Visari largohet, duke u thënë se do të shkojë të bëjë dush. Ndërkohë Lori nis të ngacmohet me fjalë me Valerin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment