Visari-Jona-Matilda flasin për Arditin dhe Katerinën

Visari, Jona dhe Matilda qëndrojnë në dhomën e gjumit. Visari imiton të gjithë banorët teksa kërcejnë, ndërsa Matilda dhe Jona qeshin me interpretimin e tij. Më pas ata fillojnë të flasin për banorët e shtëpisë, por sidomos për Arditin. Jona çuditet me faktin se ai ka bodigardë, të cilët e ruajnë. Matilda thotë se sa herë afrohet pranë Arditit, ai bën biseda vetëm për lokalet. Visari shprehet se Arditi flet shumë budallaqe dhe në pak raste e ka dëgjuar të flasë tema interesante. Jona thotë se Arditi nuk ka se çfarë të thotë, ndërsa Matilda shprehet se Nevila nuk përshtatet fare me ta. Visari shprehet se Nevila dallon nga Juliana dhe Arditi. Ai thotë se Arditi ka shumë besim në veten e tij, duke e quajtur “muharremi i harremit”. Biseda kalon tek Katerina. Visari thotë se duhet të pyesin grupin e saj, se ku është Katerina. Ai thotë se banorët mendonin se Katerina është e fortë, por në fakt ajo doli jashtë. Matilda thotë se ndjehet shumë mriz që doli Katerina. “Merr një siguri, që publiku shikon çdo gjë”, thotë ajo. Matilda thotë se publiku nuk është budalla, prandaj banorët duhet të kuptojnë se nuk është e rëndësishme të flasin shumë, por pak e saktë. Visari thotë se Juliana dhe Arditi nuk kuptojnë se çfarë flasin as vetë. Ndërkohë në oborr, Arditi, Juliana dhe Nevila përshëndesin nga kamera Katerinën. Arditi bën shaka duke i thënë: “Katerina të premten prit se do të dërgojmë Matildën. Juliana dhe Nevila qeshin, duke kujtuar batutat e Katerinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment