Visari dhe Valeri i dalin në mbrojtje Enkelejdit “mos i keqpërdorni fjalët”

Banorët i kundërvihen Enkelejdit duke e akuzuar atë se ka ngacmuar vajzat, por Enkelejdi i kundërshton duke u thënë se vajzat dhe një pjesë e mirë e banorëve e kanë keqkuptuar sjelljen e tij. “Unë u kam shërbyer vajzave, jam sjelle mirë me të gjitha” thotë Enkelejdi, por banorët dhe në veçanti Arditi dhe Jona e akuzojnë se ai i ka ngacmuar seksualisht ato. “Ti e ke mendjen aty, po shko gjej ndonjë femër jashtë se këtu nuk mund të kesh asnjërën” i thotë Jona Enkelejdit. Në shtëpi krijohet një situatë zhurme, ku banorët debatojnë me Enkelejdin duke i thënë se ai e ka pasur si nevojë seksuale, të afrohej me femrat. Arditi mundohet që të përfshijë në debat kundër Enkelejdit të gjithë banorët duke përdorur disa nga shprehjet e këtij të fundit, por jo të gjithë i kundërvihen Enkelejdit. Arditi i thotë Valerit se edhe ai duhet të jetë ndjerë i ofenduar kur Enkelejdi foli keq për femrat sepse është i martuar dhe ka një femër përkrah. Valeri i përgjigjet “nuk u ofendova aspak sepse ai foli për femrat, jo për gruan time”. Valeri i del në mbrojtje Enkelejdit duke u thënë banorëve se nëse duan t’i përdorin gjërat për t’iu kundërvënë dikujt, duhet të pranojnë pasojat e debatit. Visari është i vetmi banor që i del në krah Enkelejdit dhe u kundërvihet banorëve të tjerë duke u thënë “juve nuk ka çfarë ju duhet me nevojat seksuale të dikujt, nëse doni sqaroni ato që ka thënë, por ju thjesht po doni t’i kundërviheni”. Shprehja e tij bën që situata të qetësohet deri diku, ku Zhaku u thotë banorëve që të qetësohen dhe të diskutojnë qetësisht për rastet kur prekin dikë dhe të kuptojnë gabimet e tyre. Enkelejdi thotë se ai ka 23 vite që jeton jashtë shtetit dhe ndonjëherë nuk i gjen fjalët, por banorët po mundohen që ta keqpërdorin ato që ai ka thënë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment