Visari debaton me grupin e Arditit dhe betohet se nuk do t’i lërë të flenë

Arditi dhe vajzat, Juliana, Nevila dhe Katerina kanë dalë në oborr. Duket se ata janë të acaruar nga fakti se i kanë zgjuar me zhurmë në mëngjes. Juliana fillon të flasë me ironi duke thënë “ju përshëndes” kur kënga në sfond thotë “don’t wake me up (mos me zgjo)”. Ajo i thotë Visarit “na keni bërë nder sepse kjo tregon se nuk e nisni dot ditën pa ne” dhe më pas shton “në fakt nuk e kam me ty sepse ti ishe thjesht lodra e dikujt tjetër”. Visarit nuk i pëlqen kjo shprehje dhe mes tij e Julianës lind një debat në të cilin përfshihen edhe Arditi e Nevila me Katerinën”. Visari i thotë Julianës “unë nuk jam lodra e kërkujt, mos ke qenë ti lodra e kujt këtu brenda”. Juliana i thotë Visarit se ai bashkë me Matildën dhe Jonën kanë bërë lojëra kalamajsh dhe ai e akuzon se është ajo që ka bërë një sjellje fëmijërore. Visari i thotë Julianës se ai natën, nuk ka shqetësuar asnjë prej banorëve, ndërsa grupi i tyre i ka shqetësuar baniorët gjatë natës me zhurma të mëdha. Në debat ndërhyjnë Arditi e Katerina. Arditi i thotë Visarit “unë nuk fle natën dhe nuk ma ndalon dot kush të bëj ç’të dua” Visari u thotë se ka për të bërë zhurmë çdo ditë, në çdo moment. Arditi i thotë “je i sigurtë?” dhe më pas shton “më vraftë kjo ditë nëse kam për të lënë të flesh më, sa të jem unë këtu, po e bëre”. Visari ia kthen “edhe mua më vraftë Zoti nëse kam për t’u lënë të flini, kur unë të jem zgjuar”. Juliana i thotë Visarit “kemi ardhur këtu për të qenë një shembull, jo për të treguar se sa kalama është secili prej nesh”. Visari e kundërshton duke i thënë se ata tregojnë vetëm veten e tyre dhe janë të lirë që ta bëjnë këtë gjë si të duan.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment