Visari: “Arditi të shtyn të bësh debate?”, Lori: “Jona nuk më pëlqen, hedh kunja”

Pasi mbaron debatet, Lori shkon në krevatin e saj. Visari i shkon pranë dhe e pyet në lidhje me debatin. Ai do të kuptojë se çfarë loje po bën Lori, ndërsa ajo tregohet e rezervuar dhe nuk flet. Visari thotë se Lori po mbron Arditin, ndërsa Lori i kujton se ai mbron Jonën. Ai e pyet nëse është Arditi që po e shtyn të bëjë debate, por Lori e sqaron se ajo po i bën vetë. Lori thotë se ajo nuk po luan asnjë lojë me Visarin, por çfarë nuk i pëlqen do ta thotë. Visari kritikon Lorin për mënyrën sesi debaton, duke i thënë se ajo bën gabime kur flet. Ai i thotë se Jona i ka kërkuar disa herë të pushojë, por ajo nuk ka pranuar. Lori shprehet se e di që ajo bën gabime, si çdo njeri. Ajo thotë se ajo nuk e pëlqen Jonën, prandaj Visari nuk ka pse i del në mbrojtje. Visari e sqaron se mbrojtje quhet, kur ai flet në sy të saj. Ai thotë se ajo kur nxehet, nuk dëgjon as veten, jo më të tjerët. Lori shpreh inatin që ka ndaj Valerit, pasi kapet me pamjen e jashtme. Visari thotë se aty janë në një lojë dhe të gjithë do ta sulmojnë, duke u kapur me gjithçka. Ai thotë se nuk ka nerva të sqarojë Lorin, sepse ata të dy nuk merren vesh. Lori shprehet se ajo nuk do të bëj të mirën kot, kur gjatë gjithë kohës Jona hedh “kunja”. Visari shprehet i painteresuar për bisedën. Më pas ata shkëmbejnë puthje mes tyre, për një kohë të gjatë. Edhe pse janë banorët e tjerë në dhomë, Lori dhe Visari puthen dhe përqafohen në fshehtësi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment