Visari: “Arditi ka ardhur të bëj harem”, Lori: “Vajzat i afrohen prej tipit që ka”

Matilda i pret flokët Visarit në tualet, ndërsa Lori e ngacmon. Visari i bërtet Lorit dhe i kërkon të mos e shqetësojë. Më pas Lori dhe Visari bisedojnë në oborr. Ajo i kërkon Visarit, të mos bëjë skena dhe të mos i bërtasë në sy të banorëve të tjerë. Visari justifikohet, kurse Lori thotë se ai e bëri më qëllim në sy të Matildës. Ajo e ka nga bluza dhe e pickon në kurriz. Lori thotë se e ka shumë bezdi kur Visari i bën skena në sy të banorëve të tjerë. Lori dhe Visari përqafohen, duke shkëmbyer puthje mes tyre. Nevila i shikon nga tualeti, prandaj Visari heq dorën, sepse trembet mos është ndonjë banor tjetër. Lori i thotë se do shkojë të flejë gjumë, duke bërë shaka se do të flejë në harremin. Kaq ka mjaftuar që Visari, të fillojë të tallet me Arditin. “Do shkosh në harremin e muharremit, ku kakarisin pulat”, thotë ai. Lori qesh dhe e pyet se kush e ka thënë këtë fjali, Visari përgjigjet se Matilda. Visari thotë se Arditi ka ardhur të bëjë harem. Lori e pyet se përse mendon se i janë afruar të gjithë gocat. Visari thotë se ai është djalë i mirë dhe nuk ua prish gocat. Lori mendon se Arditit i afrohen vajzat, për tipin që ka. Ata puthen dhe përqafohen gjatë, duke u ruajtur nga banorët e tjerë. Visari pret që Lori të hyjë e para në dhomë dhe pastaj hyn ai, që të mos ngjallin dyshime tek banorët. Matilda bën shaka me të, duke i thënë se tani është bërë shumë i bukur. Ata bërtasin dhe bëjnë shaka, ndërsa Juliana u kërkon të mos bëjnë aq shumë zhurmë. Ndërkohë në dhomën tjetër të gjumit, Mikela dhe Meridiani flasin për futbollin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment