Violeta e mërzitur me Enkelejdin: Kujdes me ato që thua

Violeta shkon në kuzhinë dhe fillon që të gatuajë buke më vezë për Zhakun dhe Enkelejdin. Viola ka gatuar shpesh për banorët e tjerë, por vazhdimisht banorët shprehin pakënaqësi për ushqimet dhe debatojnë për to. Enkelejdi i shkon pranë Violetës dhe i kërkon që të gatuajë edhe ai vezë, por në një mënyrë tjetër. Tekat e Enkelejdit e mërzisin Violetën. “Jam e lodhur nga këto muhabetet e ushqimit” i thotë Viola Enkelejdit, ndërsa ai e pyet duke bërë shaka “për ça je mërzitur?”. Më pas Violeta i thotë Enkelejdit se ajo është mërzitur me të. Enkelejdi e ngacmon vazhdimisht me shaka dhe Violeta e sqaron se përse është mërzitur. Në një moment Enkelejdi ka thënë se në shtëpi nuk ka femra, por vetëm goca të vogla dhe kjo e ka mërzitur Violetën. Enkelejdi qesh, por Violeta duket vërtet e mërzitur me të. “Bëj kujdes me ato që thua” i thotë Violeta Enkelejdit, por ai qesh dhe thotë me shaka “o Zot sa keqkuptohem unë në këtë shtëpi”. Violeta largohet duke e lënë Enkelejdin të flasë me vete. Enkelejdi vazhdon të flasë për disa minuta me radhë ku thotë:- “një mërzitet pse i thua je e madhe, tjetra mërzitet pse i thua je e vogël, a jam çmendur unë, apo këtu ka diçka që nuk shkon?”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment