Viola gatuan; Banorët fillojnë të zgjohen

Të gjithë banorët janë duke fjetur gjumë, veç Violës, e cila merret gjatë gjithë kohës me punë dhe pasi merret edhe me përgatitjen e drekës për të gjithë banorët, del në oborr, në pritje për t’u zgjuar edhe të tjerët. Pas pak minutash ndizen dritat në shtëpi dhe vendoset muzika në sfond, ndërsa disa nga banorët fillojnë të zgjohen vetëm disa minuta më vonë. Donaldi shkon në kopsht e fillon të kujdeset për lulet, duke i prashitur dheun, ndërsa Viola vazhdon të qëndrojë vetëm, duke shijuar rrezet e diellit. Zhaku, Mikela e Fatjoni, menjëherë sapo zgjohen, fillojnë të merren me higjienën personale. Ndërsa Donaldi shkon në dhomat e gjumit e fillon të merret me ndërrimin e baterive të mikrofonave të secilit. Ndërsa Esida thotë se do të gatuajë diçka për mëngjes vetëm për veten e saj dhe Violën. Pak më vonë zgjohet edhe Enkelejdi dhe banorët dalin në oborr, duke shijuar kafenë në motin me diell, ndërkohë që fillojnë të flasin për gjumin që kanë bërë gjatë natës së mbrëmshme.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment