Vazhdon prova e Piramidës. Gjejnë metoda efikase

Banorët në oborr vazhdojnë tërheqjen e blloqeve, duke arritur të përfundojnë edhe xhiron e pestë. Gjatë kësaj kohe, Lori ankohet se i dhëmbin gishtat nga tërheqja dhe lodhja që i ka shkaktuar prova. Ndërkohë banorët kanë gjetur një mënyrë mjaft efikase që guri të rrëshkasë lehtësisht mbi dërrasa. Ata e kanë lyer me vaj, ndërkohë që dërrasat i kanë lagur. Mjaft e kënaqur me këtë mënyrë, Mikela shprehet se kanë zbuluar taktikën ë Egjiptit të Lashtë, duke qeshur. Nga ana tjetër, banorët nervozohen me Valerin, pasi i kërkojnë të lagë dërrasat dhe ai i lag me ujë të pijshëm. Për këtë arsye, ata nisin të grinden me të. Banorët vazhdojnë të tërheqin blloqet, duke arritur në xhiron e dhjettë. Djemtë janë ata që ndihen më të lodhur, pasi kanë peshën më të madhe, ndryshe nga vajzat që me gjithë dëshirën e tyre për të ndihmuar, nuk janë të gatshme fizikisht për të tërhequr pesha aq të mëdha sa djemtë, por u treguan mjaft të afta për të dhënë ide dhe metoda që lehtësuan padyshim punën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment