Vazhdon ndërtimi ti pllakave të drurit,- Lori do vlerësojë banorët, BB vlerëson Lorin

Gjatë kohës që Visari diskuton me grupin e Arditit për zhurmën dhe atë që kanë bërë deri tani banorët brenda shtëpisë, Lori u kërkon banorëve që të mblidhen në dhomën e ndenjies sepse ka ardhur një zarf për ta. Këtë herë bëhet fjalë për provën e pllakave të drurit që filloi që javën e kaluar. Këtë herë banorët do të vazhdojnë të prodhojnë pllaka druri sipas shembullit të dhënë nga Vëllai i madh, ditë e natë. Ata duhet të prodhojnë 300 pllaka, sipas parametrave të përcaktuara. Do të punojnë dy grupe njëherësh, ku njëri grup do merret me prerjen e pllakave, ndërsa grupi tjetër do të merret me lyerjen e tyre me bojë. Banorët do të ndërtojnë nga 75 pllaka me secilën nga ngjyrat; të kuqe, të verdhë, të gjelbër dhe blu. Lori do të jetë mbikëqyrëse dhe do të vëzhgojë banorët gjatë punës së tyre. Në fund ajo do të raportojë nën dhomën e rrëfimit tre nga banorët që kanë punuar më mirë dhe tre që kanë punuar më keq. Vëllai Madh këtë herë do të vlerësojë edhe punë e saj si mbikëqyrëse. Pas leximit të zarfit, banorët bëhen gati që të dalin ën zonën e fushës ku ndodhën të gjitha materialet për realizimin e kësaj prove.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment