Vazhdon loja e fshehjes së sendeve; Visari: ‘Të fshehim edhe Valerin, që të gëzohet gjithë shtëpia’

Loja e fshehjeve të sendeve të njëri-tjetrit, duket se i ka argëtuar banorët, pavarësisht kritikave dhe nervozizmit mes tyre. Matilda dhe Visari, vendosin t’i fshehin sende Jonës, duke e nisur me penelin e syve, që sipas Matildës është pika e saj e dobët. Ata dalin në oborr, duke diskutuar se çfarë sendesh të tjera do t'iu fshehin banorëve. Jona iu bashkohet të dyve, duke u bërë dhe ajo pjesë e lojës. Ata hedhin idenë e fshehjes së furçave dhe pastave të dhëmbëve. Gjatë planit të tyre, Visari hedh idenë që ‘të fshehin edhe Valerin, që të gëzohet gjithë shtëpia’. Vajzat qeshin me të madhe, me batutën e Visarit. Pasi diskutuan se çfarë do të fshihnin, Jona shkon të fshehë pastat e dhëmbëve, duke i vendosur sipër frigoriferit, duke vazhduar më pas me fshehjen e sheqerit dhe mjaltin, në bashkëpunim me Visarin. Pas kësaj, ata sillen nëpër shtëpi sikur s’ka ndodhur asgjë, për të humbur gjurmët.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment