Valeri tenton të zgjojë banorët; Juliana e Lori acarohen: “Na lër rehat”

Pjesa më e madhe e banorëve vazhdon të jetë ende në gjumë, ndërkohë që duket se tashmë misionin për t’i zgjuar e ka marrë Valeri. Ai në fillim shkon tek Visari dhe i kërkon atij që të zgjohet, por kur shikon që Visari vazhdon të flejë ende, i tërheq jorganin e më pas e tërheq nga këmbët për ta zgjuar. Pas tij, Valeri shkon tek Matilda, duke i kërkuar edhe asaj që të zgjohet. Por nuk mbaron me kaq. Pas tyre Valeri shkon afër krevatit të Lorit, Julianës e Arditit, e fillon t’i zgjojë, duke i gudulisur në këmbë. “Valer, ik se nuk jam mirë”, i thotë Juliana e acaruar. “Pse çfarë ke që nuk je mirë. Do të fillojmë nga puna”, i thotë Valeri, duke nënkuptuar provën e javës. Më pas ai shkon tek Lori, e cila i bërtet po njësoj: “Mos, ik Valer”. Valeri shkon drejt krevatit të Arditit, ndërsa afër Lorit shkon Visari, i cili mundohet ta zgjojë duke u futur në krevatin e saj e duke e përkëdhelur. “Nuk do të çohem, kaq. Do të m’i ngresh nervat e do të të hedh nga shkallët”, i thotë ajo, ndërsa Valeri fillon të qeshë e i kërkon ende që të zgjohet. “Zgjohuni o gjumashë, dhoma e gjumashëve këtu”, i thotë Valeri, ndërsa i kujton se ata qëndrojnë deri natën vonë duke folur me njëri-tjetrin, gjë që nuk është e drejtë për banorët e tjerë që duan të flenë gjumë. Edhe pas tentativës së Valerit, banorët vazhdojnë të flenë ende.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment