Valeri takon babanë e tij; Babai: “Valeri ka thyer tabutë, me hyrjen në Big Brother”

Arbana fton Valerin të shkojë tek dhoma e surpriza. Valeri hyn në dhomë dhe shikon fotografitë e varura në mur. Fotografitë janë pjesë e kalendarit të Valerit. Valeri qesh teksa shikon fotot. Ai komenton fotot dhe realizimin e tyre, në ujëvarën e Thethit. Arbana i thotë Valerit se ai nuk është i vetëm në dhomë, prandaj ai fillon të kërkojnë nëpër errësirë. Ai aludon se mund të jetë e fejuara e tij. Në dhomë hyn babai i Valerit, i fshehur pas perdes. Valeri takon dhe përqafohet me babanë e tij. Ai i thotë se të gjithë të afërmit janë mirë, prandaj ai duhet të vazhdojë lojën e tij. Babai i Valerit flet për traditat e fisit të tij. Valeri e orienton tek kamera, duke shkaktuar humor në publik. Babai i Valeri falënderon produksionin që realizuan ëndrrën e Valerit, për hyrjen në Big Brother. Ai shpreh keqardhjen për komentet negative ndaj Valerit, duke shprehur mbështetjen. Babai i Valerit përshëndet banorët, duke u thënë të jenë motra dhe vëllezër. Ai këshillon: “Kurseni helmin ndaj njëri-tjetrit dhe të bëjnë një lojë dinjitoze”, thotë babai i Valerit. Ai shprehet se Valeri ka thyer një tabu në Malësi, për hyrjen në këtë lojë. Koha e surprizës ka mbaruar, prandaj Valeri përqafohet dhe përshëndetet me babanë e tij. Valeri shkon në dhomën e ndenjies duke thënë: “E patë Valerin e parë”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment