Valeri sillet siç është në të vërtetë, apo po bën lojë?

Arbana pyet Valerin nëse i intereson opinioni i banorëve të fshatit për të. Valeri thotë se ata e njohin dhe e kanë parë atë pa komplekse. Ai shprehet kurioz për mendimet e tyre. Arbana fton të shohin klipin me banorët e fshatit të Valerit. Në klip janë banorët, të cilët japin mendimet e tyre për qëndrimin dhe veprimet e Valerin, në shtëpinë e Big Brother-it. Disa nuk kanë pëlqyer lyerjen e flokëve, por disa e kuptojë se aty është lojë dhe ai përfaqëson vlerat e tij dhe jo vlerat e të gjithë Malësisë. Arbana e pyet për klipin. Valeri veçon infermieren, e cila foli në klip. Ai thotë se i do akoma më shumë malësorët e tij. Arbana e pyet nëse u prek nga reagimet e tij. Valeri thotë se do të kuptojnë çdo gjë me kohë, pasi koha tregon gjithçka. “Nuk jam kaq i lehtë, për t’u kuptuar”, thotë Valeri. Arbana pyet opinionistin për Valerin. Mandi thotë se e pëlqen se Valeri ka një komunikim shumë të mirë me kamerat. “Kujtohu se je konkurrent”, i thotë ai. Valeri thotë se po e bën shumë mirë këtë pjesë. “Po jetoj ëndrrën”, thotë Valeri. Arditi sqaron se nga zonat e veriut kanë traditat dhe zakonet e tyre. Ai thotë se i priste komentet e banorëve të fshatit të Valerit. Arditi mendon se Valeri ka shkelur disa tradita. Meridiani ndërhyn dhe thotë se Valeri disa gjëra i bën për show, si strategji e lojës së tij. Ai thotë se nuk po luan rolin, siç sillet në fshatin e tij. Valeri thotë se ai ashtu është në të vërtetë. Ai pranon se ai bën çdo gjë dhe ashtu është. Arbana e pyet nëse është real apo po bën lojë. Valeri përgjigjet se ai është identik si në shtëpinë e tij, por diçka ekzagjeron. Katerina thotë se rëndësi ka të jesh ai që je. Ajo admiron mënyrën sesi luan Valeri. Meridiani e kujton Valerin, se ai thotë se përfaqëson malësinë. Ai thotë se disa gjëra Valeri, nuk do i bënte në fshatin e tij. Mikela thotë se do ta ketë shumë të vështirë të njohë Valerin e vërtetë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment