Valeri sfidon shiun e furishëm, Banorët argëtohen

Shumica e banorëve janë brenda duke biseduar për ato që ndodhen dje gjatë spektaklit. Ndërkohë jashtë fillon një shi i furishëm. Valeri del të kërcejë edhe pse shiu e lag. Vëllai i madh vendos muzikë në sfond, por muzika dëgjohet vetëm në zonën e oborrit. Banorët e tjerë e shohin Valerin teksa kënaqet duke kërcyer në shi dhe komentojnë atë. Banorët dëgjojnë në vetëm në oborr ka muzikë dhe një pjesë e tyre dalin, por qëndrojnë në zonën që ka strehe, për të mos lagur. Valeri tashmë është bërë qull nga shiu dhe e heq bluzën, por vazhdon të kërcejë pa u ndalur për asnjë moment. Më pas shiu pushon dhe bashkë me Valerin fillojnë të kërcejnë edhe banorë të tjerë. Kështu në shtëpi krijohet një atmosferë e këndshme, ku banorët kërcejnë në mënyrë qesharake. Minutat kalojnë dhe më në fund del përsëri dielli. Për një kohë të gjatë banorët argëtohen duke kërcyer e duke kënduar me muzikën në sfond.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment