Valeri realizon provën e plehrave dhe ushqen zogjtë

Të gjithë banorët janë në gjumë. Tashmë ka ardhur mëngjesi dhe është momenti që ata të realizojnë provën e koshave ekologjik. Vëllai i Madh vendos gongun e plehrave në sfond dhe i vetmi banor që çohet për realizimin e plehrave është Valeri. Sapo zgjohet, Valeri shkon drejt kuzhinës dhe fillon të marrë qeset me mbeturina të diferencuara sipas përbërjes së tyre, për t’i hedhur më pas në koshat përkatës. Valeri merr të gjitha mbeturinat që ndodhen nëpër koshat e shtëpisë dhe i hedh nëpër koshat që ndodhen në oborr. Më pas ai mundohet të gjejë qese plastike për plehrat sepse u kanë mbaruar. Më në fund Valeri arrin të gjejë disa qese të cilat i vendos nëpër koshat që ndodhen në kuzhinë. Pasi ka realizuar provën e plehrave, Valeri lëviz nëpër shtëpi duke u munduar të bëjë kujdes për pllakat, por në një moment ai hyn nga jashtë me nxitim dhe vrulli i derës rrëzon disa nga pllakat . Valeri nxiton që të ndërpresë rrëzimin e mëtejshëm të pllakave, por një pjesë e tyre janë rrëzuar tashmë. menjëherë në sfond dëgjohen tingujt zanor që ngjajnë me zhurmat e fantazmave që shihen nëpër filma të frikshëm. Valeri fillon që t’i ngrejë pllakat me kujdes duke parë herë pas here nga dhoma e gjumit nëse ndonjëri nga banorët zgjohet. Banorët vazhdojnë të flenë, ndërsa Valeri del në oborr dhe fillon që të grimcojë bukë për zogjtë e vegjël. Këtë gjë banorët e bëjnë çdo ditë. Ata vendosin bukë të grimcuar pranë pishinës, në një pjatë dhe zogjtë vijnë e ushqehen aty.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment