Valeri realizon provën; Dy zogj në shtëpinë e Big Brother

Në shtëpinë e Big Brother dëgjohet sinjali i provës së koshave ekologjikë, tri herë resht, për të njoftuar banorët se ka ardhur momenti që njëri prej tyre duhet të zgjohet për ta realizuar. Të gjithë banorët janë në gjumë, veç Valerit, i cili sapo dëgjon sinjalin, ngrihet nga krevati dhe me shpejtësi del jashtë. Ai shkon si fillim në kuzhinë për të ndërruar qeset me mbeturina dhe pastaj i merr me radhë të gjitha ambientet e shtëpisë, si oborrin, banjën dhe magazinën. Ndërkohë që mbaron me kryerjen e provës, Valeri vë re që në shtëpi kanë hyrë dy zogj. Për disa minuta me radhë mundohet t’i kapë zogjtë, duke vrapuar nëpër shtëpi, deri në momentin që njëri përplaset në xham dhe ai e kap. Pasi e mban për disa minuta në dorë, e lëshon diku në oborr, duke e lënë të lirë. Në sfond tashmë dëgjohet sërish sinjali, i cili i lajmëron banorët se afati kohor për kryerjen e provës ka përfunduar. Ndërkohë, Valeri është duke u marrë me larjen e enëve në kuzhinë. Vetëm pasi përfundon larjen e enëve, Valeri shkon në dhomën e gjumit, duke u bashkuar me pjesën tjetër të banorëve që janë duke fjetur.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment