Valeri, plan me Jonën e Meridianin, kundër Arditit e Katerinës; Jona flet për ish-të dashurin

Në dhomat e gjumit janë fikur dritat, por bisedat mes banorëve vazhdojnë ende. Në njërën nga dhomat ndodhen: Meridiani, Valeri, Jona dhe Mikela, duke bërë shaka së bashku. Ndërkohë, Valerit i lind një ide. Ai mendon që t’i bëjnë një lojë Arditi e Katerinës, duke provokuar zënkë me ta. Valeri ia sqaron banorëve planin e tij, duke i thënë se Meridiani e Jona do t’i thonë atyre që Valeri ka folur keq për ta. Ai është i sigurt që pas këtij provokimi, ata do të fillojnë të debatojnë me të, por pas tij, në debat do të futen edhe Meridiani e Jona. Ndërsa Mikela nuk është dakord, pasi mendon se në këtë mënyrë ata i japin më shumë rëndësi Arditit e Katerinës. Më pas ata fillojnë të bëjnë thashetheme, duke komentuar ngjarjet në shtëpi. Ndërsa pak minuta më vonë, banorët në dhomat e gjumit shtrihen për të fjetur gjumë, veç Jonës e Visarit. Ajo i tregon atij për lidhjen që ka pasur me ish-të dashurin, i cili ka vdekur në aksident bashkë me të si edhe dashurinë mes tyre. Ajo tregon me detaje për lidhjen e tyre, duke e quajtur si lidhjen ideale mes dy njerëzve. Më vonë aty shkon Matilda, e cila i ndërpret, ndërsa fillon të flasë për lojën e Fatjonit brenda shtëpisë së Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment