Valeri për nominimet: 'Të gjithë jemi të rrezikuar njësoj, përveç Nevilës’

Matilda dhe Valeri në oborr, diskutojnë për nominimet. Valeri shprehet se ‘të gjithë jemi të rrezikuar njësoj përveç Nevilës’, që sipas Valerit, nuk duhet të dalë. Ai komenton sjelljen e Mikelës, ditëve të fundit, duke theksuar se ajo i frikësohet nominimit, pasi e ka vënë re se si ajo është zgjuar dhe ka marrë pjesë në debate. Jona i bashkohet të dyve, ndërkohë Mikela dhe Visari nisin të kërcejnë në oborr. Matilda ngacmon Valerin, duke i thënë se Mikela po i merr skenën, një gjë që Valeri nuk e toleroi dot, duke u ngritur të kërcente dhe ai. Visari sheh Jonën dhe Matildës nuk i shpëtoi ky detaj, duke i thënë Visarit se po bënte një shikim prej të dashuruari. Visari i shkon pas lojës Matildës, duke iu përgjigjur se ‘asaj nuk i dihet, mund të jetë i dashuruar, sidomos me Jonën’. Matilda i përgjigjet menjëherë, se ai nuk i ka shprehur dashurinë ende. Ai shkon ta puthë në faqe. Këtë veprim të Visarit, banorët e pranishëm nuk e kaluan pa e vënë në dukje, duke e ngacmuar dhe duke bërë batuta mes tyre. Në anën tjetër të oborrit, Arditi i tregon Nevilës gjithë diskutimin që pati me Julianën në dhomën e gjumit. Më pas, të dy u ngjitën në dhomën e gjumit, duke u kujdesur për Julianën, e cila vazhdonte te flinte.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment