Valeri për Meridianin: Gaboi në debatin me Enkelejdin, nëse e hap në live, do gabojë më shumë

Valeri, Matilda dhe jona ndodhen në dhomën e gjumit dhe gjatë kësaj kohe ato bisedojnë për Meridianin dhe komentojnë zënkën e tij me Enkelejdin. Valeri thotë se Meridiani mban shumë gjëra brenda vetes dhe kërkon që të kapet pas dikujt që të flasë me të. Jona i thotë se Meridiani shumë gjëra i bën për hir të lojës, ndërsa Matilda dhe Valeri ndajnë mendimin se Meridiani kur grindet me dike ia përmend vazhdimisht gabimet tjetrit. “Për mua dje i ka ulur shumë pikë vetës në debatin me Enkelejdin” thotë Valeri për Meridianin dhe më pas shton “unë uroj që të mos flasë në live sepse po foli në spektakël, ka gabuar edhe më shumë pastaj”. Matilda i thotë se asaj nuk i pëlqen fakti që Meridiani kërkon që të marrë mendimin e Opinionistit të Big Brother për fjalën “qorr” që i tha Enkelejdi, i duket e gabuar. “Nuk më pëlqen kjo gjë sepse ai kërkon konfirmimin e dikujt tjetër” thotë Matilda dhe më thotë “edhe Enkelejdi gaboi sepse ajo fjalë nuk thuhet”. Valeri i del në mbrojtje Enkelejdid duke thënë se ai gaboi me termin që përdori. “Jam dakord me pjesën e acarimit, apo ofendimet, por termi që përdori “qorr” është i rëndë, nëse do t’i kishte thënë “ti nuk sheh” do ishte më ndryshe” thotë Valeri për Enkelejdin. Më pas ai thotë se Meridiani nuk kishte pse të vazhdonte atë debat duke thënë se u prek nga fjalët e Enkelejdit sepse ai nuk ka pse të pranojë dicka, kur nuk e pranon veten si është. “Uroj të mos gabojë sepse po tregon personalitet shumë të dobët” thotë valeri dhe më pas shton “ai nuk e pranon veten e tij ka komplekse sepse nuk ka pse preket për diçka që nuk e ka”. Matilda i thotë se edhe Enkelejdi gaboi shumë rëndë dhe Valeri i thotë se ata e kanë parë se ajo është mënyra se si reagon Enkelejdi në nerva e sipër.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment