Valeri në kërkim të fletëve

Në dhomën e gjumit Arditi dhe Katerina bisedojnë për banorët e tjerë. Katerina i rrëfen se ka dëgjuar fjalë jo të mira për atë duke i treguar se disa banorë mendojnë për Arditin se ai nuk bën asgjë në shtëpi. Gjatë kohës që Katerina i tregonte për fjalët që kishte dëgjuar, pa emra konkretë, në dhomë futet Jona, e nis të rregullojë valixhen. Arditi me zë të lartë i thotë Katerinës, se sot dikush i ka thënë që të mos i rrijë afër, por të largohet. Ai sheh nga Jona dhe qesh, pasi mesazhi ishte për të, duke shtuar: Unë e di që s'e ka pasur me gjithë zemër, ndaj nuk do e respektoj kërkesën e saj. Jona largohet nga dhoma, ndërkohë që Katerina e pyet se për kë e kishte fjalën dhe ai e sqaron se e kishte për Jonën. Ata nisin të flasin për Valerin, duke diskutuar për debatet që kanë pasur me të. Arditi shprehet për Valerin se ai 'është person shnuë negativ’. Gjatë kohës që ata diskutonin për të, Valeri futet në dhomë me vrull dhe shkon drejt sirtarit të Arditit për të kontrolluar. Arditi ngrihet në këmbë, duke i kërkuar të heqë duart nga sirtari, por Valeri vazhdon, me këmbëngulje për të kontrolluar. Arditi shkon një kat më poshtë, për t'iu thënë se Valeri po kontrollon sirtarët pa pyetur, por Valeri vazhdon të kontrollojë të gjithë sirtarët për të gjetur letrat e cigareve që dikush i ka fshehur. Ai shkon një kat më poshtë ku ndodhej Zhaku dhe nis të kërkojë në sirtarin e tij. Zhaku i kërkon të ‘heqë duart nga sirtari i tij e të mos bëj si budalla’. Valeri vazhdon të kërkojë, duke u thënë se nuk do heqë dorë deri sa t’i gjejë. Zhaku i thotë se ai ka nevojë për ilaçe, por Valerit nuk i bën përshtypje dhe vazhdon me kërkimin ne të gjithë shtëpinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment