Valeri-Matildës: “Fatjoni ishte përmirësuar, fliste bukur”

Matilda, Jona dhe Visari flasin gjatë për banorët, në dhomën e gjumit. Teksa përmendin sërish Arditin, ata shprehin dëshirën që këtë javë të dalë Enkelejdi. Matilda thotë se të paktën Enkelejdi është më qesharak dhe bën gatime. Biseda zhvendoset tek raporti i Nevilës dhe Valerit. Matilda shprehet shumë e habitur, kur ajo ka nominuar Valerin në spektakël. Ajo mendon se Nevila priste një shkak të shkëputej nga Valeri. Jona thotë se Valeri dhe Nevila dukeshin çifti më i fortë, por ën fakt nuk kanë qenë ashtu. Matilda hedh dyshimin se mbase Nevila nuk ka pasur kurrë raporte të mira me Valerin. Ajo komenton marrëdhënien e saj me Jonën, duke thënë se nëse zihet me të nuk harron se çfarë kanë kaluar bashkë dy muaj në shtëpi. Më pas Valeri u bashkohet bisedës së tyre. Valeri flet për Fatjonin, duke kujtuar se ai thoshte se nuk do të ndryshojë nga ideja e të qenit i famshëm. Ai kujton Fatjonin gjatë spektaklit të së premtes, duke thënë se ai kishte ndryshuar dhe kishte përmirësuar mënyrën e të folurit. Matilda thotë se Fatjoni foli shumë bukur dhe ajo nuk e priste. Valeri komplimenton Fatjonin teksa fliste. Ata aludojnë nëse Fatjoni është duke i ndjekur. Valeri dhe Matilda përshëndesin Fatjonin dhe i thonë të flejë gjumë, sepse vajti vonë. Matilda thotë se çdo darkë do flasë me Fatjonin. Më pas banorët flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment