Valeri i kërkon Nevilës që ta kryejë ai provën; Banorët, në gjumë

Të gjithë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri janë duke fjetur gjumë në momentin që dëgjohet sinjali nga Vëllai i Madh për t’i njoftuar banorët lidhur me provën e koshave ekologjikë. Provë e cila ka filluar të kryhet prej banorëve që nga dita e parë e hyrjes së tyre në Big Brother. Menjëherë pas sinjalit zgjohet Nevila, e cila vendos që ta kryejë ajo provën këtë mëngjes, por bashkë me të zgjohet edhe Valeri. Ai i kërkon Nevilës që të rrijë e qetë, pasi do të shkojë ai të merret me provën. Valeri ngrihet, vishet dhe shkon drejt kuzhinës për ta filluar që atje grumbullimin qeseve me mbeturina, të cilat më pas i nxjerr në oborr, duke i seleksionuar sipas kategorive në koshat e mëdhenj që ndodhen aty. Valeri mbledh të gjitha mbeturinat që ndodhen nëpër oborr dhe në ambientet e tjera të shtëpisë dhe të gjitha i hedh në koshat që ndodhen në oborr. Pas pak minutash dëgjohet sërish rënia e gongut, por këtë herë për t’i njoftuar banorët se afati kohor i provës ka përfunduar. Valeri shkon në kuzhinë e fillon të merret me larjen e enëve dhe pastrimin e ambientit përreth.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment