Valeri, Enkelejdi, Visari e Jona, plan për të fjetur jashtë

Disa nga banorët të cilët ndodhen në oborr, grumbullohen me njëri-tjetrin e thurin një plan, të mbledhur të gjithë së bashku, veç banorëve të tjerë. Ata janë: Valeri, Enkelejdi, Jona e Visari, të cilët bëjnë plan që të flenë jashtë gjatë natës së sotme ose të nesërme, e të zgjohen nga rrezet e diellit. Ata shprehen të lumtur për planin e thurur, të cilin e bëjnë për të mos qëndruar në të njëjtin ambient me të tjerët dhe bien dakord për ta realizuar e për ta çuar deri në fund. Në një moment, teksa mendojnë detaje se si do t kalojnë natën dhe ku do të flenë,Visari për të shkaktuar te qeshura, thotë se mbase afër tyre mund të shkojnë karkalecat. Të gjithë fillojnë të qeshin, ndërsa Jona e mendon dhe bërtet e tmerruar nga ideja. Në anën tjetër të oborrit ndodhet Meridiani, Mikela e Matilda, të cilët fillojnë të bëjnë thashetheme për Enkelejdin dhe Valerin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment