Valeri e Jona e fillojnë ditën duke kënduar e kërcyer

Në shtëpinë e Big Brother Vëllai i Madh vendos t’i zgjojë banorët disi më herët se zakonisht, duke i ndezur dritat e duke i vendosur muzikë në sfond. Të gjithë banorët vazhdojnë të jenë në gjumë për minuta të tëra, veç Jonës e Valerit, të cilët zgjohen e fillojnë të këndojnë me zë të lartë këngët e muzikës në sfond. Ata përshëndesin njëri-tjetrin e vazhdojnë të këndojnë, por edhe pas kësaj, banorët vazhdojnë të flenë ende, pa u shqetësuar aspak nga zëri i tyre i lartë. Pak më vonë Valeri del jashtë, plot energji dhe fillon të kërcejë e të këndojë me zë shumë të lartë dhe i lumtur që Vëllai i Madh po plotëson shijet e tij muzikore. Ndërsa Jona vazhdon të qëndrojë ende në krevat. Ndërkohë, është zgjuar edhe Meridiani e Mikela, të cilët kanë filluar të këndojnë. Mikela në një moment shprehet: “Kot s’ia fut ai”, duke nënkuptuar daljen e tij jashtë, për të rënë më shumë në sy të publikut. Pas pak zgjohet edhe Matilda, e cila fillon të bisedojë me Jonën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment