Valeri e fillon ditën plot energji, duke kërcyer; Banorët fillojnë të zgjohen

Deri në momentin që Vëllai i Madh vendos të ndezë dritat për t’i zgjuar banorët, të gjithë janë duke fjetur. I pari që zgjohet, pasi dëgjon këngën e tij të preferuar në sfond, është Valeri. Ai ngrihet menjëherë nga krevati dhe del në oborr për ta shijuar, ndërkohë që kërcen plot energji, duke kënduar edhe vetë me zë të lartë. Pas pak zgjohet edhe Enkelejdi, i cili fillon të merret me ndërrimin e baterive të mikrofonave dhe pas tij, Nevila. Enkelejdi e Valeri dalin në oborr e fillojnë të kërcejnë të dy nën tingujt muzikorë, ndërkohë që banorët e tjerë vazhdojnë të jenë ende në gjumë, megjithëse ka kohë që janë ndezur dritat për t’u zgjuar. Nevila shkon në dhomën e katit të dytë dhe tenton t’i zgjojë banorët, duke filluar nga Juliana, pastaj tek Lori dhe në fund tek Arditi. Ajo u kërkon të zgjohen të treve, por pa rezultat. Banorët vazhdojnë të jenë ende në gjumë. Ndërkohë, zgjohet Meridiani e Mikela, të cilët pasi rregullojnë krevatet, fillojnë të merren me punët rutinë të mëngjesit. Pas pak zgjohet edhe Jona.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment