Valeri: Daljen duhet ta marrim me pozitivitet, të gjithë jemi fitues dhe duhet ta shijojmë BB7

Jona dhe Matilda vazhdojnë bisedën duke folur për mundësinë e daljes nga shtëpia. Ato thonë se banorët mund të dalin dhe kjo ka ndodhur edhe në momentet që ata kanë menduar se nuk do të dilnin. “Pasi je lodhur shumë, mund edhe të dalësh” thotë Matilda dhe Jona ndan të njëjtin mendim me të. Valeri u thotë vajzave se banorët e marrin shumë me tres daljen nga shtëpia dhe nominimin. “Edhe dalja duhet të merret me pozitivitet, nëse e meriton që të vazhdosh, do vazhdosh, nëse jo nuk ke sesi t’i marrësh gjërat me zor” thotë valeri dhe dy vajzat qeshin me të. Më pas valeri thotë se që nga momenti që kanë hyrë në shtëpi, të gjithë janë fitues. “Ne të gjithë jemi fitues që kur kemi hyrë dhe prandaj duhet të mundohemi që ta shijojmë qëndrimin këtu” thotë më tej Valeri dhe dy vajzat pohojnë me kokë mendimin e tij. Valeri më pas thotë se banorët janë bërë të mërzitshëm duke u kapur e debatuar vazhdimisht për gjëra të vogla dhe kanë harruar që të shijojnë qëndrimin e tyre në shtëpi. Më pas ata flasin për mundësinë se cili do të dalë këtë javë dhe sa kanë ndryshuar banorët që janë në nominim. Valeri thotë se Katerina ka qenë aktive dhe është sjelle po njëlloj si javët e kaluara, ndërsa mikla ka ndryshuar shumë. Jona thotë se mendon se Arditi rrezikon më shumë se të gjithë për të dalë, ndërsa më pak rrezikon Nevila. Valeri thotë “Nevila nuk del këtë javë, ndërsa Mika është si rasti i Esidës, nuk e dimë nëse pëlqehet jashtë apo jo”. Valeri thotë se janë banorët ata që e mendojnë Mikelën si banore të fortë, por ka vënë re se ajo është frikësuar dhe ka ndryshuar shumë këtë javë që është në nominim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment