Valeri bisedon me Nevilën: Njeriun që nuk pranon veten, nuk ka si ta pranojnë të tjerët

Në sallon, banorët vazhdojnë me vendosjen e pllakave në radhë. Nevila dhe Valeri bisedojnë me zë të ulët, ne lidhje me Meridiainin. Valeri i tregon se ai ka një karakter që ndryshon formë, duke e etiketuar karakter kompleksiv. Sipas tij, Meridiani bën gjithçka për sytë e të tjerëve, duke mos u lënë mundësi të tjerëve ta njohin. Ai zë si shembull veten, duke e quajtur veten njëri pa komplekse që arrin të përballojë debate pa i kthyer në ofendime. Biseda e tyre merr trajta më private, duke nisur të flasin për veten. Ai tregon se e ka pranuar veten siç është dhe kjo gjë e ka bërë të ndihet mirë, duke u shprehur se , ‘njeriu që nuk pranon veten, nuk ka si ta pranojnë të tjerët’. Ai vazhdon të fokusohet tek vetja, duke theksuar edhe një herë lirshmërinë ë tij në të menduar dhe të vepruar. Nevila i thotë se karakteri i tij i lirshëm, është një gjë e dukshme dhe ai e ka demonstruar këtë jo pak herë, duke i kujtuar raste të ndryshme. Ata vazhdojnë të flasin edhe për debatet që kanë pasur me banorë të tjerë. Ndërkohë banorët, vazhdojnë të kujdesen për mbajtjen në këmbë të pllakave.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment