Valeri: “Babai më dha forcë, mesazhi i tij ishte për gjithë banorët”

Emocionet e spektaklit të së premtes, kanë qenë shumë të forta, sidomos për Valerin. Ai flet në dhomën e gjumit me Matildën dhe Jonën, për ndjesitë që pati kur takoi babanë e tij. Valeri rrëfen se e njeh shumë mirë babanë e tij dhe ia lexoj mërzitjen në sy, edhe pse buzëqeshte. Ai kujton këshillën e tij “kurseni helmin me njëri-tjetrin”, duke thënë se nga kjo kuptoi se situata në shtëpi komentohet keq jashtë. Valeri mendon se sjellja e banorëve është bërë shumë e egër mes tyre, prandaj ata duhet t’i ulin pak tonet kur debatojnë. Matilda thotë se prindërit mërziten më shumë kur ata debatojnë, apo i ofendojnë. Ajo shprehet se ata përfshihen nga situata dhe nuk e shikojnë, si prindërit e tyre kur gjendja përkeqësohet mes banorëve. Valeri thotë se prindërit duhet ta kuptojnë që aty është një lojë, prandaj mes tyre nuk do ketë inat kur të dalin. Matilda kujton fjalët e Arbanës, se prindërit e saj janë në studio, duke e quajtur një mbështetje shumë të madhe për të. Valeri kujton klipet e transmetuara në spektakël. Ai thotë se nuk ka menduar asnjëherë, se shumë biseda në shtëpi komentohen më gjatë jashtë. Valeri thotë se ka marrë shumë forcë, nga mesazhi dhe takimi me babanë e tij. Matilda shprehet kurioze të takojë nusen e Valerit. Jona i bashkohet bisedën dhe të tre fillojnë të flasin për Arditin. Valeri thotë se Arditi nuk di të flasë dhe justifikohet kur thotë se flet si shkodranët. Banorët diskutojnë debatin e Enkelejdit dhe Meridianit, pasi thonë se Enkelejdi gaboi shumë rëndë. Jona thotë se Enkelejdi do të dalë këtë javë. Ndërkohë që banorët e tjerë në sallon, flasin për filmat, duke treguar skena nga filmat e tyre të preferuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment