Valeri: “Arditi do të të bëjë vegël”, Jona: “Do ma ketë nevojën, kur të jetë në nominim”

Valeri, Jona dhe Fatjoni bisedojnë në dhomën e gjumit për Arditin. Jona komenton me djemtë sqarimin që ka bërë me të. Ajo thotë se jashtë shtëpisë bota është me rrota dhe do shumë kohë që njerëzit që vinë në dorën tënde, ndërsa në shtëpi ndodh shumë shpejt. Jona shprehet se edhe brenda Big Brother-it paguhen në gjitha, ashtu si në jetë. Fatjoni thotë se Arditi ka shumë nevojë për të, ndërsa Jona e sigurt pranon, se Arditi do t’ia ketë nevojën kur të jetë në nominim. Këtë mendim ka edhe Valeri, duke komentuar sjelljen e Arditit. Ai thotë se Arditi do që Jonën ta bëj veglën e tij në lojë, pasi i kërkon të durojë, ndërkohë vetë bën çfarë të dojë. Valeri thotë se këtë gjë nuk ia kërkon madje as gruas tënde, pasi është ulje. Jona thotë se nuk ka ardhur në shtëpi të gjejë dashurinë, prandaj thotë se nuk i intereson Arditi, por të bëjë çfarë të dojë. Valeri i thotë Jonës se ajo do ta njohë në vazhdim Arditi, pasi ende nuk e njeh, duke komentuar shoqërinë e tij me vajzat e shtëpisë. Ai thotë se në shtëpi nuk kemi ardhur, për të zënë shoqe. Matilda vjen në dhomë, duke ndërprerë bisedën. Ajo i kërkon Valerit që nesër të lajë enët, pasi Katerina e ka bërë shumë ditë, por Valeri nuk pranon. Më pas Fatjoni dhe Valeri diskuton në veçanti. Valeri i shpjegon Fatjonit se ai është betuar të mos flasë për Julianën dhe Arditin. Fatjoni nuk e kupton këtë pjesë, duke i thënë se ai ka dëgjuar të gjitha, prandaj duhet të flasë. Ai mundohet t’ia shpjegojë Fatjonit në një mënyrë tjetër, por Fatjoni nuk e kupton, se ai po flet pikërisht se dyshimet e tij që Arditi dhe Juliana janë çift, janë vërtetuar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment