Vajzat xheloze për Arditin

Juliana dhe Arditi të shtrirë në dhomën e gjumit, disi të përgjumur, pyesin njëri-tjetrin për të rejat fundit. Juliana e pyet në lidhje me Katerinën, pasi i ishte dukur pak e mërzitur. Ai i shpjegon se Jona kishte biseduar me Katerinën dhe i kishte shprehur zhgënjimin e saj kundrejt tij,duke e provokuar për të marrë informacione. Juliana qesh, duke i thënë se Katerina i kishte thënë Jonës se Juliana është xheloze për Arditin. Ata nisin të qeshin të dy me skenat mes vajzave, pasi sipas Arditit vajzat mendojnë, se ai është duke bërë lojëra me të gjitha. Arditi ndryshon temë, duke pyetur Julianën nëse e ka xhan, por ajo e mohon. Arditi e merr me sportivitet përgjigjen e saj, duke i thënë se nuk ka problem, pasi ai e ka shumë xhan. Katerina i bashkohet bisedës, e cila zhvendoset tek origjina e Julianës dhe nominimet.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment