Urojnë njëri-tjetrin për Pashkët; Fajësojnë Valerin për fshehjen e çarçafëve

Banorët mblidhen së bashku, për të drekuar. Gjatë drekës ata urojnë njëri-tjetrin për Pashkët, duke uruar shëndet dhe lumturi. Valeri uron gjithë shqiptarët të gëzojnë Pashkët, jo vetëm ata që janë të krishterë, por edhe ata që nuk e festojnë, duke i uruar shumë fat, shëndet dhe dashuri. Pas drekës, disa prej banorëve shkojnë nëpër dhoma për t'u qetësuar, por shohin se mungojnë çarçafët, dhe nisin të grinden me njëri-tjetrin dhe të pyesin se kush i ka marrë. Lori, shumë e nervozuar, kërkon çarçafët në sallon. Në dhomën e gjumit, Visari pyet se kush i ka marrë çarçafët e tij, duke pyetur Valerin, nëse ishte ai, por Valeri e mohon duke i thënë se dhe atij i mungojnë. Banorët mblidhen të gjithë në dhomë, duke kërkuar secili çarçafët e vet. Lori i kërkon Valerit të nxjerrë çarçafët që i ka fshehur, por Valeri betohet se ia ka feshehur vetëm njërit, por jo të gjithëve. Në dhomë vijnë edhe banorë të tjerë, duke u munduar të gjejnë si kanë rrjedhur ngjarjet me çarçafët. Valeri betohet se nuk ishte ai, ndërkohë Juliana i tregon se ajo i ka fshehur çarçafët e Valerit. Në gjithë kaosin që krijoi fshehja e çarçafëve, banorët duan të dinë se si filloi loja, duke fajësuar Valerin. Ai mundohet të shfajësohet, duke u betuar se nuk ka qenë ai që e ka nisur, por mesa duket askush nuk e beson. Banorët vazhdojnë të grinden me njëri-tjetrin, duke vazhduar kërkimin e çarçafëve. Juliana arrin të gjejë të sajin, dhe grindet me Valerin se ia ka bërë pis, duke e hedhur sipër dollapit. Ai e mohon si fillim, por shumë shpejt pranon se ishte ai që fshehu çarçafët e saj, duke shkuar ta puthë atë në faqe dhe i kërkon të bëjnë paqe. Ndërkohë, Jona duke bërë dush, nuk tregon ende asgjë se si nisi loja...
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment