Thashetheme për Valerin e Enkelejdin; Mikela: “Enkelejdi ndikohet nga Valeri”

Të ulur në shezlongë, në ambientin afër pishinës ndodhen: Meridiani, Nevila e Matilda. Ata fillojnë të diskutojnë për ngjarjet e ndodhura në spektakël, ndërsa ndalin tek Valeri dhe Enkelejdi dhe fillojnë të bëjnë thashetheme për ta. Meridiani mendon se Valeri e kishte diskutuar me Enkeledjin që më parë për qëndrimin që do të mbante karshi tij dhe për mënyrën se si do të përkrahnin njëri-tjetrin. Ndërsa Mikela mendon se Enkelejdi ndikohet shumë prej fjalëve të Valerit. “Pse nuk vjen tek unë apo tek ti? Ai shkon aty ku di të ngatërrojë mendjen”, shprehet Mikela për Valerin, teksa shton duke thënë se këtë gjë e ka bërë dhe me Esterinën dhe disa nga banorët e tjerë. “Më keq për atë se Enkelejdi kur e hap gojën, nuk nxjerr ndonjë gjë”, shprehet Matilda për Enkelejdin, duke folur për mënyrën se si e përkrahu Valerin. Ata numërojnë banorët të cilët mund ta kenë nominuar Valerin, duke hamendësuar me njëri-tjetrin. Pak më vinë aty shkojnë dhe Juliana e Arditi, duke bërë shaka me telefonin që i është dhënë Meridianit dhe kështu, thashethemet mbarojnë me kaq.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment