Thashetheme për Katerinën, Lori: Unë e kuptoj, ajo kënaqet kur ju flisni për të

Grupi i Jonës dhe Lori vazhdojnë të merren me provën e Javës. Aty shkon Meridiani i cili nis t’u tregojë për debatin që ndodhi mes tij, Katerinës. E ndërsa ai tregon për Katerinën që flet duke parë veten nëpër pasqyrat e shtëpisë, Jona komenton për të. Ata flasin për një kohë të gjatë për Katerinën dhe Lori në një moment i thotë Meridianit “asaj i bëhet qejfi që ju flisni gjatë gjithë kohës për të sepse i jepni rëndësi gjatë gjithë kohës”. Meridiani nuk e pranon komentin që bën Lori dhe i thotë se ai nuk flet për asnjë nga banorët, por ato që ka ia thotë banorit në fjalë drejtpërdrejt. Lori thotë se ajo ka krijuar shoqëri me Katerinën dhe me aq sa ajo e njeh, e kupton ironinë e saj dhe qesh me të. Ajo vazhdimisht e mbron Katerinën, sepse për të është një nga banorët me të cilën Lori ka më shumë afrimitet. “Unë qesh me Katerinën sepse unë e kuptoj kur ajo flet” thotë Lori, ndërsa Jona e kundërshton duke i thënë “tani po na thotë Lori, ndërsa Jona e kundërshton duke i thënë “tani po na çudit sepse 12 banorë nuk e kuptojnë se çfarë thotë, vetëm ti e kuptoke”. Lori u thotë “kur flisni për Katërinën mos më përfshini edhe mua në ato që thoni” dhe Meridiani dhe Jona e ironizojnë duke i thënë “për mua mund ta mbrosh edhe më shumë”. Më pas ata vazhdojnë bisedën për gjëra të tjera duke u munduar që të krijojnë sa më shumë pllaka druri.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment