Tentativë e dështuar për t’u sqaruar, përsëri debat në shtëpi

Banorët dalin në zonën ku ndodhet fasada dhe gjatë kohës që përgatiten për të filluar nga puna, hedhin fjalë me ironi ndaj njëri-tjetrit. Më në fund Jona i drejtohet Esidës duke i thënë “a mund të më sqarosh, pse shqetësohesh ti për Katerinën?”. E në vend që të sqarohen aty lind përsëri debat. Esida edhe pse mundohet të sqarojë Jonën për debatin që lindi si pasojë e një njoftimi që Esida kishte marrë në dhomën e rrëfimit në lidhje me Katerinën dhe banorët që do të bënin provën e plehrave. Ajo njoftoi të gjithë banorët me përjashtim të Katerinës e cila e mori këtë veprim sikur Esida kishte folur në emër të saj. Esida akuzon për këtë situatë Matildën, Jonën dhe Valerin. Jona i thotë Esidës se ajo bëri gabim që nuk e diskutoi vetë me Katerinën, ndërsa Esida akuzon Matildën duke i thënë se ajo e ka fryrë Katerinën kundër saj. Kështu sida përsëri debaton me Matildën. Matilda përpiqet që ta sqarojë duke i thënë se ajo nuk i tha një gjë të tillë Katerinës, por njoftoi të gjithë banorët, për atë që Esida i kishte kërkuar. Esida i thotë se nuk ka nevojë që të sqarohet fare dhe largohet nga Matilda. Në këtë moment ndërhyn Valeri duke i thënë me ironi Esidës “nuk shpëtohet nga nominimi, duke bërë zhurmë dy ditë përpara spektaklit”. Esida debaton me të duke i thënë “boll, mos fol më se ti nuk di çfarë flet” dhe disa herë përdor fjalën “boll” e “qepe gojën”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment