Të nominuarit e javës: Matilda, Arditi, Enkelejdi dhe Meridiani

Banorët vazhdojnë me nominimet. Lori ka radhën dhe asaj i bie ngjyra jeshile. Në dhomën e rrëfimit, Lori nominon Jonën dhe Matildën, pasi nuk ka afrimitet me asnjërën prej vajzave. Valeri ka radhën. Edhe pse i bie ngjyra jeshile në rulotë, ai ua thotë nominimet në sy. Valeri nominon Meridianin dhe Arditin. Valeri nominon Arditin, pasi tregoi mungesë burrërie, duke mësuar Katerinën si të sulmojë Jonën. Jona nominon Arditin, sepse do i mungojë shumë Katerina jashtë. Jona nominon dhe Enkelejdin, pasi përveç gatimeve nuk ka parë asgjë tjetër. Enkelejdi rrotullon ruletin dhe i bie ngjyra e verdhë. Ai nominon në sy Meridiani, pasi nuk i la rehat banorët të punonin. Enkelejdi në dhomën e rrëfimit, nominon Arditin pasi hodhi një copë dërrasë, kur po punonin. Arditi ka radhën e nominimeve. Ai rrotullon ruletin dhe i bie ngjyra jeshile. Arditi shkon në dhomën e rrëfimit, për të dhënë nominimet e tij. Ai nominon Matildën, për ironinë që përdor dhe Valerin, pasi nuk ka më se çfarë të japë në shtëpi. Mikela zgjedh ngjyrën jeshile, prandaj shkon në dhomën e rrëfimit. Mikela nominon Enkelejdin, pasi njeriu sheh me sytë e mendjes. Banori i dytë është Arditi, pasi Mikelës nuk i ka pëlqyer që ai mësonte Katerinën si të debatonte. Nevila rrotullon ruletin dhe i bie ngjyra jeshile. Në dhomën e rrëfimit, Nevila nominon Meridianin dhe Mikelën, pasi diskutojnë gjatë situatat e ndodhura, për të nxjerrë keq banorët. Arbana komenton grafikun përfundimtar për të nominuarit. Arbana u komunikon banorëve se të nominuarit e javës, Matilda, Meridiani, Enkelejdi dhe Arditi. Arbana hap zyrtarisht televotimin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment