Të nominuarit e javës: Arditi, Nevila, Katerina dhe Mikela

Banorët një e nga një shkojnë në dhomën e rrëfimit, për të nominuar dy banorët që nuk pëlqejnë në shtëpi. Ata duhet të japin dy emra dhe dy arsye, për të justifikuar nominimin e tyre. Është radha e Lorit e cila nominon Matildën dhe Mikelën. Matilda nominon Nevilën dhe Mikelën, pasi do që t’i shikojë vajzat nën efektin e nominimit, edhe pse nuk ka asgjë personale me to. Katerina nominon Jonën dhe Mikelën. Ajo dëshiron të sqarojë keqkuptimin me termin “kulturë”. Katerina thotë se ajo është ndjerë shumë e ofenduar nga banorët. Opinionisti e kupton, se është abuzuar me termin “kulturë”, por e sqaron se njerëz me kulturë ka dhe në Shqipëri, pasi ajo ka abuzuar me faktin se ka jetuar jashtë. Armandi këshillon që kulturën e debatit duhet ta zbatojnë të gjithë banorët. Arbana lidhet me shtëpinë dhe shpall të nominuarit e javës, të cilët janë: Katerina, Arditi, Mikela dhe Nevila. Arbana sqaron banorët se arsyeja “dëshiroj ta shikoj në nominim”, nuk do të pranohet më nga Vëllai i Madh. Më pas ajo përshëndet banorët, duke u uruar një javë të mbarë. Pasi përshëndet publikun, opinionistin dhe banorët e eliminuar nga shtëpia, Arbana mbyll edhe për këtë të premte, spektaklin live të Big Brother Albania 7.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment