Të gjithë punojnë, Lori dhe Visari bisedojnë me njëri-tjetrin

Pas leximit të zarfit të gjithë banorët dalin në zonën ku janë zhvilluar edhe më parë provat. Ata kanë prerë gjatë javës së kaluar disa pllaka druri dhe tashmë duhet të prodhojnë të tjera, por duhet që edhe t’i lyejnë. Kështu sapo dalin në zonën ku zhvillohet prova, banorët ndajnë punët dhe të gjithë punojnë. Lori që është mbikëqyrsja e provës, mundohet të qëndrojë në hije sepse dielli është shumë i nxehtë. Lori mundohet që t’i vëzhgojë banorët nga larg teksa punojnë, ndërkohë, pranë saj shkon Visari. Lori nis të bisedojë me të me zë të ulët, në mënyrë që të tjerët mos e dëgjojnë bisedën e tyre. Lori është e acaruar sepse e kanë zgjuar në mëngjes dhe i thotë Visarit se i bën përshtypje që Jona ndonjëherë e trajton keq dhe ai nuk i kthehet. Visari i thotë se me Jonën e ka marrëdhënien e atillë që askujt nuk i ngel hatri për ato që mund të thotë tjetri. Më pas Visari i thotë Lorit se ka bërë mirë që e ka zgjuar atë dhe të tjerët dhe Lori fillon që të qeshë. Meridiani i cili e sheh se ata të dy janë të vetmit që janë të shkëputur nga prova, u thotë “Lori leri dashuriçkat, po hajde shiko punën këtu”. Banorët e tjerë qeshin, ndërsa Lori i thotë se ajo i sheh se cili po punon e cili jo edhe duke bërë muhabet me Visarin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment