Të gjithë banorët në gjumë; Enkelejdi detyrohet të kryejë provën

Edhe sot, si çdo mëngjes që nga hyrja e banorëve tanë në shtëpinë e Big Brother, dëgjohet sinjali që i lajmëron banorët se ka ardhur momenti për kryerjen e koshave ekologjikë. Banorët në të dyja dhomat e gjumit vazhdojnë të flenë për minuta të tëra, veç Enkelejdit, i cili është i vetmi që zgjohet dhe pyet me zë të lartë: “Kush e ka radhën sot?”. Edhe pas pyetjes së tij, asnjëri nuk zgjohet e nuk jep një përgjigje. Kështu, edhe për disa minuta asnjëri prej banorëve nuk ngrihet për të kryer provën dhe më në fund, Enkelejdi vendos ta realizojë vetë. Ai pasi vishet, shkon në kuzhinë për të marrë qeset me mbeturina që ndodhen atje e për t’i karakterizuar sipas kategorive përkatëse te koshat në oborr. Ndërkohë që ecën, rrëzon pa dashje njërën prej pllakave që ata vetë kanë ndërtuar, si provë e kësaj jave. Menjëherë starton muzika e Fantazmave, por Enkelejdi nuk vonon dhe e ngre sërish. Ai vazhdon me provën, ndërsa ndërron të gjitha qeset në të gjitha ambientet e shtëpisë dhe përfundon kështu kryerjen e provës vetëm brenda pak minutave. Më vonë, shkon në dhomat e gjumit e fillon t’u ndërrojë bateritë e mikrofonave banorëve, të cilëve u flet, edhe pse janë në gjumë. Nuk kalojnë shumë minuta dhe bie sërish sinjali, për t’i njoftuar banorët se afati kohor për kryerjen e provës ka përfunduar.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment