Surprizë për Meridianin, telefonatë me mbesën e tij

Arbana kërkon lidhjen me shtëpinë. Ajo fton banorët të shikojnë në monitor klipin me momentet më gazmore të javës. Në klip shfaqen banorët, të cilët janë argëtuar me loja të ndryshme, por edhe me shakatë që u kanë bërë njëri-tjetrit. Banorët shikojnë në monitor, performancat e tyre, gjatë provave të javës. Ata qeshin, me reagimet dhe situatat e krijuara prej tyre. Meridiani është banori që ka fituar lojën. Vëllai i Madh ka menduar që Meridiani ta shpërblejë më një bonus, për fitoren e lojës. Arbana fton Meridianin të hapë sëndukun. Meridiani e hap dhe gjen telefonin e drurit. Një telefonatë surprizë është rezervuar për të, nga mbesa e tij që jeton në Britani. Sofia flet me dajën e tij. Ajo i thotë se e do shumë dhe e ndjek në Big Brother. Meridiani i thotë se e ka marrë shumë malli për mbesën e tij. Ai mbyll lidhjen telefonike, duke rrëfyer se është shumë i lidhur me të. Meridiani falënderon Vëllanë e Madh, për surprizën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment