Surpriza e Fatjonit, befason Matildën

Arbana në studio fton Fatjonin. Ajo e pyet sesi ka qenë java e parë, pas daljes nga shtëpia. Fatjoni thotë se ka qenë një javë e çuditshme. Ai ka parë Big Brother-in, aq sa ka mundësi. Fatjoni thotë se ka parë respekt nga publiku dhe kritika. Fatjoni bën shaka, pasi thotë se shumë vajza hezitojnë t’i flasin dhe të bëjnë foto. Arbana lidhet me shtëpinë dhe fton Matildën të vijë në dhomën e rrëfimit. Ajo pyet Matildën për Fatjonin. Ajo thotë se e ka marrë shumë malli. Matilda mendon se Fatjoni nuk ka pasur shumë mundësi ta shohë, pasi ka qëndruar dy muaj i mbyllur në shtëpi. Arbana fton Matildën të shikojë në monitor klipin e fotove të Fatjonit. Në klip shfaqet Fatjoni, teksa bën foton me vajzat e eliminuara nga shtëpia, por edhe me fanset e tij. Matilda duket se mërzitet pak, me foton e fundit. Fatjoni është afër Ardijanës, por ajo është e fshehur. Matilda thotë se ndihet keq, pasi priste një surprizë dhe nuk e mendonte se ai ka dalë kaq shumë nëpër klubet. Arbana e pyet nëse ka ndonjë gjë për t’i thotë Fatjonit. “Nuk kam fjalë. Le të dalë të festojë”, thotë Matilda, me lot në sy. Arbana fton Fatjonit t’i flasë. Fatjoni thotë se ai ka dalë vetëm, pasi atë natë pasi doli nga shtëpia. Ai e siguron se ka sy vetëm për të dhe i ka dhënë provat e dashurisë. Fatjoni e sqaron se në foto është me Ardijanën. Fatjoni thotë se ai rri tërë kohës duke e parë në Big Brother. “Rri me ty, fle me ty”, thotë Fatjoni, duke e uruar të shkojë në finale. Arbana i tregon Matildës foton origjinale dhe ajo qesh, pasi shikon Ardijanën. Arbana i jep mbështetjen e prindërve që janë në studio. Matilda uron motrën e saj për ditëlindje. “Ju dua shumë”, u thotë ajo familjarëve. Matilda del nga dhoma e rrëfimit. Jona, Visari dhe Valeri e presin tek dera. “Do ta vrasim kur të dalin”, i thotë Jona, shoqes së saj me shaka.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment