Starton spektakli, Fatjoni: "Të dal unë, jo Matilda"'; Banorët kundër Katerinës

Fillon edhe për sonte nata e 9-të live e spektaklit Big Brother Albania 7. Arbana hyn në studio, duke përshëndetur publikun dhe banorët e larguar nga shtëpia, të ftuar në studio. Arbana kërkon lidhjen me shtëpinë dhe pasi përshëndet banorët, duke i komplimentuar për ndryshimin e look-t, i mundësuar nga stafi i “Dikson Color”, me qendër në Durrës. Arbana pyet në veçanti të nominuarit, sesi ka qenë java e tyre. Teksa pyet Fatjonin se për çfarë do i vinte keq nëse dilte, Fatjoni shprehet se ende nuk e ka treguar veten. I pyetur për Matildën, Fatjoni thotë se ajo është lezeti i shtëpisë dhe një person shumë pozitiv. Ndërsa Matilda thotë se Fatjoni është shumë i mirë. E pyet se çfarë do t’i mungojë nëse del, Matilda përgjigjet: “Gjithçka, shtëpia, banorët, por sidomos Fatjoni". Arbana pyet Matildën se kush dëshiron të dalë nga ata të dy, ajo përgjigjet: “Të dal unë”. Të njëjtën mendim shpreh edhe Fatjoni, pasi thotë se Matilda deri tani ka treguar se është konkurrente më e fortë. Katerina thotë me ironi se banori më i fortë është Fatjoni. Lori shprehet se konkurrente më e fortë është Matilda, edhe Arditi mendon të njëjtën gjë. Për veten e tij, Arditi shprehet se ende nuk e ka dhënë atë që do të japë. Katerina thotë se nuk do i vinte keq për asgjë dhe nuk do i ngelte gjë peng. Lori shprehet se nëse do dilte do i vinte keq. Arbana pyet Meridiani, ai shprehet se dëshiron të dalë Katerina, për ironinë që përdor. Edhe Mikela dëshiron të dalë Katerina, po ashtu edhe Visari.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment