Stafi i ‘Dikson Color’ në shtëpinë e Big Brother

Në shtëpinë e Big Brother ka ardhur stafi i ‘Dikson Color’ me qendër në Durrës, për të rregulluar dhe zbukuruar banorët për mbrëmjen e sotme. Banorët e pritën me shumë entuziazëm, duke zënë radhë për t'u rregulluar të parët. Ata përshëndeten me stafin, duke i uruar mirëseardhjen. Meridiani kërkon që të jetë i pari që do të përfitojë trajtimet. Banorëve do t'u ofrohen trajtime flokësh, lëkure dhe thonjsh. Julianës i kërkohet të heqë zgjatimet, në mënyrë që t'i bëhet një trajtim i mirëfilltë i flokëve, por ajo nuk pranon. Valerit gjithashtu i sugjerohet të ndërrojë ngjyrën e flokëve, sugjerim të cilin ai e mirëpret, por pa ndryshuar shumë. Banorët e tjerë duken shumë entuziastë dhe mezi presin të nisin trajtimet. Juliana dhe Valeri janë të parët që zënë vend.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment