Sqarojnë debatet, Katerina me Jona-Matildën dhe Meridiani me Enkelejdin

Arbana lidhet me shtëpinë dhe u kërkon banorëve të shikojnë në monitor, një klip me debatet e javës. Protagoniste në klip është Katerina, pasi ajo ka debatuar sërish në shumicën e kohës. Por edhe Enkelejdi, i cili ka debatuar me Meridianin. Arbana pyet Jonën dhe Matildën, në lidhje me debatin me Katerinën. Vajzat mundohet të sqarohen, për interpretimin që u bëjnë fjalëve të opinionistit, Armand Peza. Ai sqaron se asnjëherë nuk ka si qëllim të denegrojë figurat e banorëve të Big Brother-it. Mandi u thotë banorëve se kanë ngatërruar konceptin e kulturës dhe sjelljes. Ai mendon se Jona dhe Matilda i kanë rënë në qafë Katerinës, duke përdorur fjalët e tij. Mandi lut banorët të mos përdorin fjalët e të tjerëve, kur ata nuk janë prezent. Arbana pyet Meridianin, për debatin me Enkelejdin. Meridiani sqaron situatën dhe thotë se nuk dëshiron të përmendë ofendimet e Enkelejdit. Enkelejdi thotë se Meridiani përpiqet të ulë banorët. Ai thotë se i ka gjetur disa gabime dhe ia ka thënë në sy. Arbana pyet opinionistin për debatin e djemve. Mandi kritikon Enkelejdin, për ofendimet e tij me Meridianin. Enkelejdi thotë se ai këtë ka mësuar, edhe në bibël. Meridiani thotë se nuk u ka dhënë rendësi fjalëve të Enkelejdit. Valeri mendon se Meridiani ka provokuar banorët dhe kur u kthehen kundër, reagon duke ofenduar. Katerina thotë se Meridiani nuk ka pse ofendohet, pasi ai vetë ofendon dhe bie në kontradiktë. Arbana mbyll diskutimin, pasi është momenti i nominimeve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment