Shkëmbejnë puthje plot pasion, Juliana: “Nuk dua të bie në dashuri”

Juliana, Nevila dhe Arditi shkojnë në dhomën e gjumit. Julianën nuk e zë gjumi, prandaj hidhet sipër krevatit të Arditit. Arditi qesh dhe e afron pas vetes. Juliana afrohet ta puthë, por i jep herë faqen, herë hundës, derisa e puth në buzë. Ajo luan me Arditin, ndërsa ai afrohet ta puthë. Juliana tregohet shumë lozonjare, kurse Arditi dëshiron ta puthë. “Ti ecën shumë shpejt, unë eci shumë avash, nuk flasin të njëjtën gjuhë”, ngacmon ajo Arditin. Ata puthen gjatë me njëri-tjetrin. “Pse duhet ta mërzisin njëri-tjetrin”, e pyet Arditi, teksa e puth. “Sepse pajtimi është shumë i bukur”, përgjigjet Juliana. Puthjet e tyre plot pasion, zgjasin për minuta me radhë. Në një moment Juliana i thotë Arditit: “Nuk dua të bie në dashuri me ty”. Ai e pyet se nga se ka frikë, teksa Juliana i rrëfen se po e shijon shumë pajtimin mes tyre. Arditi e këshillon që ajo të shijojë ndjenjat e saj. “Rëndësi ka të kesh ndjenjën tënde. Mos rri duke menduar, por shijo. Lërja kohës çdo gjë”, i thotë ai. Juliana shpreh frikën se mbase lidhja e ndryshon. Ajo thotë se nuk ndryshon për askënd. Arditi i thotë se nëse ajo do, duhet të ndryshojë për veten e saj, për asnjë tjetër. Pasi shijojnë gjatë puthjes mes tyre, Juliana largohet tek krevati i saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment