Sherr- Lori i kundërvihet ashpër Katerinës,- Banorët të gjithë me nerva

Katerina shkon dhe i rrëzon përsëri pllakat dhe kjo nervozon pa masë Lorin. Ajo mundohet ta largojë, por banorët e tjerë e qetësojnë Lorin. Katerina vazhdon të thotë “do të argëtohem sot, do kënaqem, unë jam kalama” duke ironizuar kështu disa nga shprehjet që i kanë thënë banorët e tjerë në ditët e kaluara. Lori e shtyn Katerinën që të mos i rrëzojë të gjitha pllakat, por ajo nuk ndalët. “Mos prek me dorë” i thotë Katerina Lorit dhe vazhdon të rrëzojë pllakat. Lorin e largojnë banorët nga frika se mos ajo acarohet edhe më shumë dhe nëse e prek me dhunë Katerinën, mund të ndëshkohet. Katerina vazhdon të qeshë e të rrëzojë pllakat që kanë ngelur në këmbë dhe ironizon banorët për shprehjet që kanë thënë në drejtim të saj. “Zemër kujdes me duart herës tjetër” i thotë Katerina Lorit dhe ajo i përgjigjet “edhe ti kujdes me gjestet që bën”. Katerina i thotë Lorit se do t’i hedh në çdo minutë pllakat dhe Lori fillon të ulërijë. Ajo nervozohet aq shumë sa përplas përtokë gotën e ujit dhe i afrohet me ulërima Katerinës. Ndërkohë banorët e tjerë ndërhyjnë duke u munduar që të qetësojnë Lorin, ndërsa Arditi tërheq Katerinën drejt dhomës së gjumit. Arditi e veçon Katerinën nga banorët e tjerë dhe i thotë që të mos i rrëzojë më pllakat, vetëm për hatrin e tij, por Katerina i thotë se sot nuk do t’ia plotësojë dëshirën dhe do vazhdojë t’i rrëzojë pllakat. Pasi del nga dhoma e gjumit ajo rrëzon edhe ato pllaka që kishin ngritur përsëri banorët. Më në fund ata japin dorëheqje ndaj Katerinës dhe dalin në oborr duke e sharë që të gjithë. Katerina i ironizon, ndërsa banorët nuk i kthejnë përgjigje duke u munduar që të qetësojnë vetën sepse të gjithë tashmë janë të nervozuar nga veprimet e Katerinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment