Shaka dhe lojëra mes tyre, më pas flenë gjumë

Juliana, Nevila, Lori dhe Arditi bëjnë shaka mes tyre në dhomën e gjumit. Juliana është “çmendur”, sepse nuk e zë gjumi dhe bën lojëra me banorët e tjerë. Si fillim ajo aktron me Arditin, duke u sjellë shumë e dashur me të. Ajo i flet vazhdimisht fjalë të ëmbla dhe të bukura. Arditi i mban lojën, duke bërë batuta për sjelljen dhe veprimet e saj. Lori dhe Nevila qeshin tërë kohës. Më pas Juliana bën si fantazëm, duke imituar edhe Katerinën, kur sillej si personazh të filmave horror. Ajo ecën, sillet dhe flet si “zombie”. Juliana mundohet të trembë herë Arditin, herë Lorin dhe herë Nevilën. Situata bëhet shumë gazmore, pasi në disa raste Juliana trembet vetë, në vend që të trembë banorët në dhomë. Lori shpreh frikën, se do të trembet akoma më shumë natën. Arditi qesh dhe i thotë të bëjë gati emrat e familjes, pasi Lori kur trembet natën thërret mamanë e saj në gjumë. Lojës së Julianës, i bashkohet edhe Nevila. Ajo tremb Julianën dhe më pas Lorin, duke shkaktuar të qeshura tek vajzat. Vajzat vazhdojnë të argëtohen gjatë me lojërat e tyre, ndërsa Arditi bën vazhdimisht batuta dhe shaka me to. Të gjithë duan të flenë gjumë, përveç Julianës. Pasi luajti gjatë si fantazëm, Juliana ka frikë të flejë gjumë dhe lut Nevilën që mos flejë para saj. Ajo hidhet tek krevati i Arditit dhe fillon të këndojë. Arditi e puth në qafë, teksa Juliana këndon këngë në gjuhë italiane. Më në fund banorët vendosin të flenë gjumë. Ata urojnë natën e mirë njëri-tjetrit. Juliana kryen lutjen e saj të përnatshme dhe fle bashkë me Nevilën. Ndërkohë që të gjithë banorët e tjerë flenë gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment